Çfarë ndodhi? Historia e Luizit dhe Kiarës bën nostalgjik Flori Mumajesin, fotoja e fundit ‘shtang’ një publikun


Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Ka kaluar pothuajse 1 muaj që nga momenti kur Flori dhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu me anë të postimeve të tyre në Instagram, na lanë të kuptojmë se janë në një lidhje dashurie, gjë e cila u përfol në të gjitha portalet. Ama vetëm pak më parë me anë të postimit të fundit në Instastory, Flori duket se sapo plasi ‘bombën’ e rradhës në rrjet.

Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj, disa vite më parë. Puthja ka ndodhur pas performancës së bashkëpunimit të tyre muzikor mjaft të suksesshëm, “Fluturimi 3470” në vitin 2007, gjithashtu kujtojmë se Flori dhe Soni Malaj kanë pasur një histori dashurie në atë kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *