“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha


Avokati Idajet Beqiri e konsideron presion ndaj SPAK-ut dhe gjykatës, deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha, se do nxjerrë popullin nës hesh për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri u shpreh se ka ikur koha e këtyre presioneve ndaj institucioneve.

Sipas tij, Berisha dhe familja e tij, duhet të kthejë pasurinë mbi 300 milionë euro.

“Do ta nxjerr popullin në rrugë thotë, do vijë e gjithë Shqipëria në Tiranë, për këtë mega aferë dhe do bëjë revolucion.

Është presion, bjer aty ku dhemb, te SPAK-u dhe te gjykata. Ka ikur koha e këtyre presioneve.

Saliu me familjen e vet, që e inkriminon ai, duhet t’u dorëzojë shqiptarëve pasurinë prej mbi 300 milionë euro.

Të rriten pensionet e njerëzve dhe të marrin dëmshpërblimin njerëzitqë i vrau”, theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *