Habit moderatori i TCH: Çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën?


Ditën e sotme në “E Diell” u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve u fol për pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.

Por ai që trazoi ujërat dhe i la të gjithë konfuzë ishte Graciano. “Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.

Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?” “Kaq doja të thoja, s’dua të flas më,” tha sërish Graciano.

“Tea do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do veten ose s’e di kë”- u shpreh Zhaklin Lekatari një javë më parë duke e kthyer këtë fjali në kryefjalë në rrjet.

Shumë përdorues të mediave sociale mendojnë se Tea ka një pëlqim për Luizin dhe bazohen për këtë te gjuha e trupit: sytë që i shkëlqejnë, buzëqeshja, duart etj.

Për këtë ka folur së fundmi edhe motra e Teas, Maria, e cila nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. E ftuar në “Fan Club” ajo tha se mes tyre ka kimi dhe madje se Luizi nuk e pëlqen Kiarën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *