Olta nuk mban më, acarohet keq! Godet me filxhanin e kafes: U bëra si palaço këtu


Olta Gixhari është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Pas disa situatave aspak të këndshme ditën e djeshme me Luizin dhe Efin, mbrëmë duket se u kthye qetësia.

Madje, aktorja u ngroh edhe kur pa videon e djalit të saj. Mirëpo, diçka e pazakontë ndodhi mëngjesin e sotëm në shtëpi.

Ajo ishte duke biseduar me Armaldon, kur për një moment e lanë nervat dhe fluturoi filxhanin e kafes. “Jam e keqkuptuar, nuk më kupton njeri. U bëra si palaço këtu”, u shpreh aktorja mes lotësh duke hedhur filxhanin e kafes.

Sapo u zgjua, në një diskutim me Valbonën, Olta tha se “nuk është mirë”, duke shtuar se kjo është për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmë në Prime. Olta u shpreh se “ajo është lojtare” dhe se tani e tutje do “flejë gjumë,”

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha OLta.

Olta shpër*eu në lot kur ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi. Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.” Pasi u qetësua, Olta nisi një bisedë me Maestron, i cili po mundohej t’i jepte kurajo.

“Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulisivteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *