As Olta dhe as Tea! “Më ka prekur aty ku nuk duhet”, Luizi tregon banoren që duhet të lërë shtëpinë


Gjatë një bisede me Armaldon dhe Kristin, Luizi është shprehur se sipas tij Nita duhet të dalë. Ai dha dy arsye kryesore.

Si fillim, Luizi tha se Nita e ka nominuar kur as nuk e njihte si person dhe së dyti, këngëtari shtoi se ajo e ka prekur te muhabeti i Kiarës.“Dy herë më ka rënë në qafë. Një herë të fali unë, dy herë… Herën e parë më ka nominuar. Pse më nominove i thashë, ça të bëra? Ke katër ditë që ke ardhur.

Tha meqë të nominuan e këta, po të nominoj dhe unë. Një, e dyta ishte dje. Dëshmitar ishte maestro. Më ka prek aty ku s’duhet, te Kiara. Prandaj ajo të bëjë valixhet gati”, u shpreh Luizi.Pasi hapja e spektaklit ishte mjaltë e ëmbël, me komplimenta për sjelljen dhe aktivitetet që banorët kanë bërë gjatë javës, ja ku erdhi dhe momenti alla “Big Brother VIP”…ose e thënë ndryshe bërtìtje, ofendime, sharje etj si këto.

Cdo gjë nisi me grupet që janë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother. Duket sikur janë krijuar grupi i Luizit dhe grupi i Oltës. Pasi Arbana u tregoi sa minus ka shkuar çmimi, filloi debati.

Ronaldo iu hodh Oltës, duke e akuzuar që as për gëzime nuk i bashkohet banorëve të tjerë. Kaq mjaftoi që diskutimi të zgjerohej dhe të bintë te Efi-Olta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *