Kush ishte puthja më pasionale në dasmat e BB VIP Albania: Donald & Trixa apo Kiara & Luiz ?


Një gjë është e sigurt dasmat në “Big Brother Vip” funksionojnë gjithnjë. Kishim një muaj që mezi po prisnim një puthje mes Kiarës dhe Luizit dhe ajo u finalizua sonte në altarin e Big Brother. Mos e besoni po deshët po asnjë këngë romantike e Ed Sheeran nuk të çon drejt puthjeve të partnerit siç të çojnë Altin Shira dhe Irini Qirjako.

Ju e mbani mend edhe vitin e kaluar se sa shumë pritëm për një puthje mes Donaldit dhe Trixës dhe ajo ndodhi po në një atmosferë dasme. Por shumë më ndryshe se kjo e sotmja.

E para sepse po flasim për protagonistë të ndryshëm, e dyta sepse Donaldi dhe Trixa ishin më “cool” (ajo si rrokere me xhaketë lëkure, ai shumë stil me kapelen e kthyer mbrapsht).Por jo vetëm kaq Donaldi dhe Trixa i dhanë njëri-tjetrit shumë puthje pasionante përgjatë gjithë mbrëmjes. Donaldi ishte më sigurt në atë ç’ka ai dëshironte dhe Trixa i shkoi pas pasionit të tij, duke e lënë edhe ajo veten të lirë.

Ndërsa Luizi dukej si i trembur jo në dëshirën e tij për të puthur por nga reagimi i Kiarës. Këtë gjë e deklaroi vetë këngëtari edhe në një bisedë pas dasmës me Kiarën dhe Efin. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që në dasmën e Donaldit dhe Trixës të gjithë banorët ishin të përfshirë, jo si këtë vit që disa ishin “në Vlorë, disa në Tiranë”…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *