Turqia u trondit sërish nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tërmet 7.7 ballë.
Momenti është regjistruar nga kamerat, ndërsa siç shihet në këto pamje,
një gazetar turk ka qenë në transmetim “live” në momentin e goditjes së fortë.
Në pamjet e rënda shihen një grup njerëzish që vrapojnë dhe bërtasin nga paniku.