Dijonis Biba banori i ri i Big Brother VIP? (Foto)


Dijonis Biba është një nga emrat më të njohur dhe më të lakuar në mediat sociale nga të rinjtë.

Së fundi po përflitet për një hyrje të mundshme të Dijonisit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Akoma më shumë ka ngritur dyshimet një postim i fundit Dijonisit në Instastory.

Ai pasi ka postuar një video nga ambientet e jashtme të Top Channel, ditën e sotme.

A do të jetë vallë Dijonisi banori më i ri i BBV?

Një personazh mjaft aktiv si Dijonisi mund të trazojë “ujërat” brenda shtëpisë.

Dijonis Biba numëron mijëra ndjekës në Tik Tok dhe në Instagram dhe është një ndër personazhet më të pëlqyer nga të rinjtë.

Ai u bë i njohur përmes rrjeteve sociale e më vonë u bë kryefjalë në mediat e huaja për reklamimin e jetës së tij luksoze në Angli.

Ndërkohë sot pritet që të tjerë banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës. Emrat e përfolur janë gazetari Bledi Mane, Kejsi vajza e Sabianit dhe një aktor humori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *