Tërmeti tragjik, Lionel Messi dhuron 3.5 mln euro për Turqinë dhe Sirinë


Tërmeti tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar mijëra viktima dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kjo situatë ka prekur të gjithë botën, ndërsa është përfshirë edhe Lionel Messi, i cili kaa vendosur të dhurojë mijëra euro në ndihmë të dy vendeve. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.

Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, përcjell “tvOnenews.com”. Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *