Dea kris raportin me Oltën: Je me Luizin, bëni sikur ziheni


Prej javësh Dea dhe Olta kanë qenë krah njëra-tjetrës duke bërë debate dhe “beteja” të përbashkëta në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, për habinë e të gjithëve mbrëmjen e djeshme mes tyre ka pasur një debat dhe një krisje. Ishte Dea ajo e cila nisi gjithçka duke thënë se iu duke e habitshme që aktorja qau aq shumë për Amosin. Sipas saj ajo nuk kishte qarë për gjëra më të mëdha dhe situata e Amosit iu duk e tepërt.

Po ashtu ajo e pyeti Oltën nëse ishte skuadër me Luizin, pasi sapo zihet me të, sërish fillon edhe qesh. Nga ana tjetër, Olta u shpreh se u zu totalisht e papërgatitur nga kjo.Në rrjet ka shumë komente se dy gocat po bëjnë lojë pasi bashkë me Tean, janë të 3 në nominim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *