Habit Alfred Cako: Tërmeti në Turqi mund të jetë artificial, i shkaktuar me sistemin HAARP


Për Alfred Cakon, tërmeti shkatërrues që mori mijëra jetë në Turqi dhe Siri nuk ishte natyror.

Sipas Cakos, ky tërmet i fuqishëm është shkaktuar nga dora e njeriut për hakmarrje.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, konspiracionisti habiti me deklaratën teksa tha se pas këtij tërmeti qëndron sistemi HAARP.

Sipas tij, tërmetet e thella deri në 40 km janë natyrore por nëse janë deri në 10 km, të krijuara nga njeriu.

“Po ta shikosh ka një karakteristikë që gjithë vija e tërmetit është sipas kufirit të Kurdistanit”, tha Cako.

Mes të tjerash, ai shpjegoi se si bëhen këto tërmete, që sipas tij janë të shkaktuara nga njeriu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *