Lajm i trishtë! Aktorja e njohur turke gjendet e pajètè nën rrènoja bashkë me të bijën


Lajm i trishtë nga Turqia. Emel Atici, një nga aktoret e telenovelave turke është gjetur e vdekur nën rrënijat e tërmetit tragjik në Turqi bashkë me vajzën e saj, Püryan. Mediat turke shkruajnë se nënë e bijë e gjetën pas një jave gërmimesh nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores me vlerë të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë.

Për Emel Aici dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmeti, Zoti shpreh ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën e agjencisë me të cilën aktorja kishte lidhur kontratë për xhirimet e serialeve.

Një tjetër aktore që është zhdukur prej një jave dhe që dyshohet se ndodhur gjithashtu poshtë rrënojave, është Cansu Dere, ylli i seriali ‘Ezel’.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *