U shpëtua nga rrënojat pas disa ditësh, 6-vjeçarja shokon me rrëfimin: Më ushqeu një burrë mjekërbardhë


Vajza që shihni në video është një vogëlushe 6-vjeçare e cila u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Hatay në Turqi.

Historia e vajzës po bën xhiron në mediat turke. E pyetur pasi u nxor nga rrënojat nga kanali televiziv turk “A Haber”, vogëlushja ka treguar se gjatë kohës që ndodhej nën rrënoja është ushqyer nga një burrë me rroba dhe mjekër të bardhë.E teksa gazetarja vijon me pyetjet, ku një prej ture ishte a ka pasur uri gjatë qëndrimit nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë.

Ajo çka e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të datës 6 shkurt në Turqi dhe Siri, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.

Forcat e shpëtimit prej një jave kanë vijuar pa ndërprerje për nxjerrjen e personave të cilët mbetën të bllokuar nën rrënoja, por tashmë shpresa për të gjetur të gjallë është pothuajse zero. Deri më tani numri i viktima ka shkuar mbi 36 mijë dhe mijëra të plagosur.Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, u shpreh se do të jenë afër familjeve të prekura dhe të jgithë ata që humbën shtëpitë do i ndërtohen më të bukura se sa i kishin.

Por, ankesat e qytetarëve nuk kanë patur të ndalur në këtë fatkeqësi. Ata janë shprehur se në disa zona ka patur mungesë të ndihmave, madje nuk ka patur as ekipe shpëtimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *