U publikua para 5 orësh, e pabesueshme sa mijë klikime ka marrë kënga e Luizit për Kiarën (video)


Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli i ka bërë një surprizë shumë të madhe moderatores Kiara Tito ditën e sotme. Edhe pse ajo nuk di ende asgjë,

në kuadër të festës së Shën Valentinit, Luizi ka bërë realitet ëndrrën e tij, duke i dedikuar Kiarës një këngë dashurie.

Kënga titullohet ‘Me ty’ dhe është publikuar rreth pesë orë më parë nga Top Channel në kanalin zyrtar në Youtube. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti i publikimit,

kënga po thyen rekorde teksa është dëgjuar nga 289 mijë veta. Kjo shifër në fakt duket se po vjen në rritje e mesa duket do të vijojë të rritet me shifra të pabesueshme.

Kënga duket se do të kthehet në himnin e shumë të dashuruarve, duke qenë se është publikuar ditën e sotme kur data shënon 14 shkurt.

Vetë Luizi, i cili duket se është ideator i kësaj kënge, e ka cilësuar këtë dhuratë të tij si ‘diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *