EKSLUZIVE:Ka vdekur Sin Boy i dashuri Rina Balaj


Nëpër media jashtë Kosovës ka qarkulluar gjatë ditës një lajm për vdekjen e reperit Sin Boy, në rrethana të pacaktuara.

Krejt kjo nisi nga një njoftim të publikuar në profilin personal të reperit në Instagram, ku shkruhej se Sin Boy ka vdekur por që “do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.

Raportimet për vdekjen e tij u thelluan edhe më tepër kur motra e reperit, Elena, ka shpërndarë po këtë postim në profilin e saj, dhe në mbishkrim ka shkruar RIP (Rest in Peace) që në shqip përkthehet në “U prefsh në paqe”. Mirëpo lajmin nuk po e besojnë fansat e tij dhe as mediat.

Të njëjtit po dyshojnë se ky ishte një trik i tij për publicitet, pasi shumë shpejt do të publikojë këngë të re.Lajmi është shpërndarë edhe në mediat greke, që gjithashtu nuk e kanë konfirmuar vdekjen e reperit me prejardhje shqiptare.Kujtojmë se Sin Boy është një rap-artist i suksesshëm në Kosovë, falë edhe bashkëpunimeve që i ka publikuar ndër vite me ish të dashurën e tij, Rina Balajn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *