Kiara nuk është aq e urtë sa duket! E bëri për një lek Oltën mbrëmë pas spektaklit: Çfarë ke me burrin tim zgjidhe me të


Spektakli i së shtunës solli dinamika të reja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Një nga to ishte edhe mundësia e ‘artë’ që aktorja Olta Gixhari shfyrtëzojë për të dërguar në nominim tre persona.
Banorët që ajo zgjodhi që të nominonte ishin çifti Luizi dhe Kiara bashkë me Bledi Manen duke bërë kështu që të ngritën tensionet mes tyre.

Pas përfundimit të spektaklit e parë që iu është kundërvënë Oltës ishe Kiara, e cila i tha se problemin e ka me Luizi jo me mua.
“Je shumë e dashur, çfarë ke me burrin tim merru me burrin tim nëse ke guxim, po nuk ke, po merresh me një person që nuk të ka bërë asgjë e ke të gjithën me Luizin po nuk ka gjë se bota rrotullohet”, i tha Kiara-Oltës.Olta hapi mbrëmë zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.
Përmes këtij nominimi njëri prej tre të nominuarve pritet të largohet nga shtëpia e famshme të martën. Ndërkohë, e eliminuara e radhës mbrëmë ishe Diola Dosti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *