Nuk ka fund tmerri në Turqi, vendi tronditet nga tërmeti i fuqishëm


Një tjetër tërmet ka goditur Turqinë dhe Sirinë pasditen e sotme.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë shumë pranë zonës së tërmetit të 6 shkurtit i cili ishte fatal pasi la të vdekur rreth 40 mijë persona si dhe mbi 100 mijë të plagosur.

Sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare mësohet se dy tërmete të njëpanjëshme goditën vendin, ku i pari ishte me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Defne të Hatajit, ndërsa tjetri ishte 5.8 ballë epiqendra e të cilit ishte në lagjen Samandag të Hatajit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë në një thellësi prej 16.7 kilometrash.

Deri më tani nuk dihet nëse si pasojë e lëkundjeve ka të lënduar apo dëme materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *