Kështu u bë vetura nga aksidenti i frikshëm, 4 të vdekurit ishin brenda BMW-së që u bë llom


Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj -Shtime, ku si pasojë e një aksidenti trafiku, katër persona kanë humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të markave BMW, Mercedes dhe Golf. Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Mësohet se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *