Kërkoi falje për ngjarjen me Luizin, Kejvina shkon me pushime në Afrikë


Modelja Kjevina Kthella, ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”. Ajo u përjashtua nga ky format, pasi e gjuajti me shuplakë Luizin, gjest për të cilin ajo ka kërkuar falje dhe është penduar tashmë.

Por, për një periudhë pas daljes nga BBV, ajo u zh duk nga rrjetet sociale, për shkak të komenteve negative që merrte nga fansat e Luizit.Së fundmi, Kejvina ka bërë me dije se ndodhet në Afrikë, ku sipas pamjeve të publikuara në Instagramin e saj është duke kaluar një kohë mjaft argëtuese, mes njerëzve atje e kafshëve të egra.“Hakuna Matata”, ishte mbishkrimi i Kejvinës krahas videos së publikuar.

Së fundmi, ajo ka treguar një histori nga klasa e shtatë, kur provoi për herë të parë një shp ullë nga babai i saj. Kejvina bra ktisi atëherë shkollën për një festë në ditën e Pavarësisë, e cila u organizua me shokë nga shkolla pa e ditur prindërit.

Në Itali, shkolla kishte telefonuar prindërit për t’i njoftuar.“Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë.Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka rrëfyer Kejvina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *