Po hasin probleme të mëdha Arbana Osmani dhe Lori Hoxha, ja çfarë ka ndodhur së fundmi në ‘Big Brother’


“Do hyjë një banore e re në Big Brother VIP”. Kështu tha Bledi Mane teksa ishte i ftuar në emisionin “ëake Up”. Gazetari i njohur nuk përmendi emër, por teksa po e përshkruante atë, Enxhi Nasufi e pyeti nëse bëhej fjalë për Erjola Doçin.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri sërish nuk përmendi emër, thjesht tha se aktualisht është në “E Diell” dhe “pr ovokon me format”. Gjithashtu Mane shtoi se ajo banore e re i duhet shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Nuk është hera e parë që përmendet emri i Erjola Docit, e cila mesa duket do jetë banorja më e re në BBV duke nisur nga nesër mbrema. Ndryshe nga vjet, këtë sezon Arbana dhe produksioni i BBV përfshi këtu producentet Lori dhe Sara Hoxha po gjenden në hall të madh.

Arsyeja është se po refuzohen nga shumë emra të njohur dhe zgjidhjen e kanë gjetur te personazhet e njohur që janë pjesë e emisioneve të ndryshme të TCH.

Bledi Mane ishte njëri prej tyre, tjetra do jetë Erjola Doci, pjesë e rubrikave të ndryshme në “E Diell”. nuk përjashetohet që ditët në vijim të tjerë personazhe pjesë e TCH të hynë në BBV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *