Detaje të reja nga krimi makabër në Tiranë/ Ish-gruaja e autorit dhe motra e saj humbin jetën, plagosen dhe dy gra të tjera, Kuta sapo kishte dalë nga…


Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan të Tiranës.

Autori Ramazan Kuta ka ekzekutuar me armë zjarri 2 gra dhe ka lënë të plagosura dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së Kutës. Ende nuk dihet saktësisht, por mendohet se viktimat janë ish-bashkëshortja e tij Alketa Hysa, dhe motra e saj Eleva Kurti.

Në momentin e ngjarjes katër gratë kanë qenë të vetme në banesë.

Mësohet se ky i fundit është një person me të shkuar kriminale dhe se kishte dy javë që kishte dalë nga burgu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *