Luizi shkon ta përqafojë, Kiara e refuzon dhe e shtang me atë që i thotë (video)


Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk është më e njëjta. Çifti ka qëndruar distant që nga dita e djeshme e madje nuk kanë biseduar as me njëri-tjetrin, që pas lojës së vajzave.

Sot, Luizi tentoi të bënte një hap, duke përqafuar Kiarën por u has me rezistencën e saj. Moderatorja i bëri të ditur se nuk ndihet gati që ta përqafojë e ta puthë.

E vetmja banore e cila u mundua t’i pajtonte ishte Ermiona, mirëpo ajo u përjashtua sot nga ‘Big Brother’ pasi theu rregullat. Se si do shkojë lidhja e tyre e se kush do bëhet ‘ndërmjetës’, mbetet për t’u parë. (Luizi tenton ta përqafojë) Luizi: Nuk po të shaj as po të pështyj. Kiara: E kuptoj, po nuk jam gati, as të të përqafoj, as të të puth.

Luizi: Po mirë jam gati unë.Kiara: Po mirë je gati ti.. Luizi: Duro. Kiara: Si duro?Luizi: Po duro përqafimin, se nuk po të jap shpullë. Kiara: E para, kujto fjalët që të thashë dje. Mbaji vath në vesh, nuk po i zbaton ato që unë të kam thënë. Nuk të them më, nëse nuk e ndjen, mos e bëj. Mos hajde të më përqafosh se nuk më ka kaluar. Vjen sikur nuk ka ndodhur asgjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *