Sonte FINALJA e ‘Big Brother VIP KOSOVA’ Sali Berisha suprizon Stresin


Sot është finalja e Big Brother Vip Kosova dhe Stresi është një nga pesë finalistët. Fenomenit të “Big Brotehr Vip” nuk i kanë shpëtuar as edhe politikanët, prandaj dhe gazetarët kanë qenë kuriozë për të ditur dhe opinionin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin edhe Stresi është një fans i zja rrtë.

Në konferencën e përjavshme për mediat një nga gazetarët ka pyetur Berishën se çfarë mendimi ka për Stresin i cili sot ka dhe finalen në Big Brother.

Ish-kryeministri tha se duke qenë se ka arritur deri në këtë pjesë të lojës e ka arritur falë dhuntive artistike dhe do të jetë publiku ai i cili do i vlerësojë.

“E them dhe e kam thënë që nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja natyrisht që ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë shikueshmërie e kanë arritur falë dhuntive të tyre artistike këngëtarë showman dhe do të jetë publiku ai që do i vlerësojë.Por unë i mbetem asaj fjalë, secili diellin e tij, si politikan nuk ja lejoj vetes të ndërhyjë”, u përgjigj ish-kryeministri, por kujtojmë se më herët ai ka shprehur mbështetje për Stresin njëjtë si edhe për Luizin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *