Albin Kurti e pranon Asociacionin. Borell: Ka marrëveshje Kosovë-Serbi


OHËR- “Tym i bardhë’ në takimin e Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiç.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç. Pas takimeve, Borell ka folur për mediat dhe lajmëroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë dakord me krijimin e Komunave serbe.

“Ne kemi pasur një ditë të gjatë. Shpreh falenderim për pritjen nga miqtë maqedonas. Synimi sot ishte që palët të merren vesh sesi të implementohet marrëveshja që u pranua me 27 shkurt. Sot çështja ishte se si të implementohet. Kjo nënkupton se si duhet të bëhet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar për 12 orë. Kemi marrëv eshje se si ta bëjmë. Palët janë pajtuar për Aneksin e Implementimit. Palet janë pajtuar të respektojnë të gjitha nenet e marrëv eshjet dhe implementojnë të gjithë obligimit. Ky rezultat erdhi pas nego ciatave të vë shtira. Për të implementuar nenin 7, Kosova është pajtuar të nisë menjëherë negociatat me BE-në për çështjen e vetë-menaxhimit të komuniteteve,”-tha Borrell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *