Shhttt se foli Dea: “Luizin do e nxjerr unë. Do ishte jashtë nëse Kristi dhe Maestro do ishin bërë bashkë”


Publiku jashtë e di impaktin e Luiz Ejllit. Deri tani duket se edhe shumica e banorëve brenda shtëpisë e kanë kuptuar se ai gëzon një mbështetje të madhe jashtë.

Vetëm Dea Mishel nuk e kupton dhe beson këtë, ajo vazhdon t’i mëshojë idesë së saj që Luizi është lojtar i dobët. Duke u rikthyer tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit.Në një bisedë me banorët në darkën pas “Prime-t” Dea u shpreh e bindur se ne rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërc’ënimin. Ishin dhe këta të dy që orientoi Luizi situatën drejt jush.Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *