Si në MESJETË! ‘O marr mbesën tuaj për nuse, o ju vras’, ekzᶒkutimi për martesën e premtuar, del VIDEO nga momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares


GREQI– Vrasja e një 46-vjeçari dhe tentativa për të rrëmbyer një vajzë të mitur e kanë bërë të tensionuar situatën në fshatin Drosero Xanthi, duke bërë që Policia greke të rrethojë fshatin nga frikë e hakmarrjes. Shkak është bërë një burrë 37 vjeç që kërkonte të martonte djalin e tij vetëm 17 vjeç me jnë të mitur 15-vjeçare.

Në një kohë kur situata në Drosero Xanthi është veçanërisht e tensionuar pas vrasjes së 46-vjeçarit, ka dalë në dritë një video dokument i rrëmbimit të 15-vjeçares nga autori i vrasjes. Vrasësi 37-vjeçar ka rrëmbyer mbesën 15-vjeçare të viktimës 46-vjeçare për ta martuar me djalin e tij 17-vjeçar. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e 46-vjeçarit, e cila ka parë sulmuesin 37-vjeçar të hynte në shtëpinë e saj me dy djemtë dhe dhëndrin e tij dhe të vrisnin gjakftohtësisht burrin e saj në sy të fëmijëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *