Xhensila Myrtezaj bën tifo për Luizin por kur te dali ai se di cfarë e pret, kjo gjë di ndodh…


Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin.

Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të Luiz Ejllit banorit me te dashur brenda shtepise se të Big Brother VIP Albania.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Xhensila theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të show bizz-it. Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *