Luizi nuk i reziston dot Jorit me bikini, Kristi i kujton Kiarën: Je i lidhur! Do të të vijnë me dron një palë…


Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Këtë të premte, teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit.

Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur moderatoren me sjelljen e tij. Luizi: O Jor, na i more tana kamerat mikrofonat vëmendjen dronat. Kujdes, kujdes.

Jori: Hajdeni dhe ju merrni çik diell Luizi: Për ca me ardh ne me u duk ti dhe ma e bukur Me nejt afër teje unë dukem si..ku di unë. Kristi: Si dordolec. Luizi: Po mirë moj a s’të vjen keq për ne që na u bën me u ndier keq? Sa morëm vesh që do me u zhvesh ti, u veshëm të tërë. Kujt je duke i thënë mos më shikoni? O Jor dëshiron ndonjë gjë për të pirë? Ca do ti?

Kristi: O Luiz po nuk bën o burrë. Luizi: Ça po bëj? Po shtyj kohën ça të bëj. A të merrem me ty? Kristi: Po jo në këtë mënyrë Luizi: Kam dy variante, me u marr me ty a me Jorin? Kristi: Po je burrë në lidhje Luizi: Ky s’është në terezi, unë s’jam tu shku tu u martu mor. Lorenci: Po nuk deshe me të ardh ndonjë palë gërshërë me dron. Gërshëra të pres me mall Kiara


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *