Fansat kapin këtë detaj në foton e fundit të Kiarës (Video)


Moderatorja, Kiara Tito ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ajo është larguar pas nominimit kokë më kokë që kishte me Olten, ku ka rezultuar më pak e votuar.

Pas daljes ish-banorja është treguar shumë aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht foto e video nga momentet e saj me Luizin, ku ka treguar se do të vazhdojë që të përkrahë atë.

Mirëpo sot pas një jave, Kiara ka postuar edhe veten e saj duke përshëndetur fansat. “Si ju kam o yje?”, shkruan Kiara teksa fansat menjëherë kanë kapur një detaj, varësen me kryq që i ka dhuruar Luizi, të cilën ajo ende e mban në qafë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *