Detaje për finalen e BBVA! Eduart Grishaj: ‘Do të jetë diçka madhështore’


Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Eduart Grishaj. I ftuar në “Merre me lëng show” në Top Albania Radio, me Gent Azizin dhe Ermir Topin, Eduart Grishaj u pyet nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave thuhet se finalja e BBVA do të mbahet në stadiumin Air Albania.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale,” tha Grishaj. Shumë e gjatë? Kanë mbetur më pak se 3 javë! Më pas, shtoi: “Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’u jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales. Do të jetë diçka shumë madhështore, por do t’i marrim ndeshjet me radhë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *