Pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, reperi Noizy mund të ketë vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.
Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij por sërish shpërthente në sharje për klikime në Tik Tok.