Njihuni me fansin më të zjarrtë të Noizyt që po thyen rrjetet sociale, reperi e “mbyt” me surpriza kur shikon videot e tij në “Tik Tok”


Të gjithë sot po flasin për arrestimin nga policia në Rinas të Kleviol Ahmetit, i njohur nga të gjithë si Cllevio, pasi është denoncuar nga Noizy. Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve dhe kërcënimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale, të cilat kanë thyer rekorde shikueshmërie sa herë që përmendte emrin e Noizyt.

Reperi është distancuar shumë nga sherret dhe mesa duket me vendimet e tij të fundit, ai vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij në një intervistë në vitin 2022, ku tha se përplasjet fizike me kolegët e tij janë diçka që ai do të donte ta fshinte nga biografia.

Për Noizyn flasin faktet dhe veprat. Atë nuk e njohim për këngët e tij, famën që ai tashmë ka krijuar si një ndër personazhet më aktiv në skenën shqiptare, apo dhe sherret që shpeshherë e kanë përdorur si emër vetëm për t’i ‘grabitur’ famën. Por një anë tjetër e reperit nga Durrësi është dhe zemra e tij e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për fansat.

Noizy është një prej reperëve në trojet shqiptare që ka më shumë admirues të flaktë. Ai pëlqehet jo vetëm për këngët që bën por dhe për stilin që ka. Këngëtari, fama e të cilit ka kapur majat, është dalluar dhe për marrëdhënien shumë të ngushtë që ka me fansat. Ai mundohet herë pas here që t’i surprizojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *