Unaza me diamante/ Nëna Leta bën reagimin epik, fillon përgatitjet e pajës së Kiarës: Do bëjmë adetet, do përgatitemi që t’ia kthejmë… (Video)


Mes emocionesh të forta dhe lotësh gjatë primes të së shtunës Kiara u suprizua në mënyrën më të bukur. Atëhere kur nuk e priste ajo mori propozimin për martesë nga dashuria e saj, Luizi. Me një unazë madhështore banori i Big Brother Vip i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”.

Por, unaza ishte ajo që tërhoqi vëmendje dhe zuri faqet e para të mediave rozë. E mahnitur nga unaza që këngëtari i dhuroi Kiarës është padyshim edhe gjyshe Leta. Ka qenë Kiara së fundmi e cila në “InstaStory”, ka publikuar reagimin epik të gjyshës e cila tashmë ka fillaur të bëjë planet e dasmës.

Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet. “Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë.

Do përgatitemi tani për dhënrin që t’ i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falenderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë Leta. Unaza me diamante/ Nëna Leta bën reagimin epik, fillon përgatitjet e pajës së Kiarës: Do bëjmë adetet, do përgatitemi që t’ia kthejmë… (Video)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *