Shifra marramendëse! Ja sa duhet të paguajë një fans që të shohë nga afër finalen e “BBV”


Finalja e “Big Brother VIP” do të mbahet me 6 maj dhe shumë fansa do të kenë mundësinë ta shohin live dhe të takohen me të preferuarin e tyre.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e produksionit. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Pavarësisht fitimeve marramendëse të produksionit, çmimi i madh ende nuk ka kapur shifrën e 100 mijë eurove, ndërsa finalistët që do të jenë pjesë do të marrin nga 10 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *