SOT banorët e Big Brother Vip do përballen me një surprizë të veçantë (Detaje)


Këtë të dielë, shtëpisë së Big Brother Vip Albania do t’i bashkohen 4 personazhe të njohur të ekranit. E gjeni dot cilët do të jenë.

Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë cdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”.

Më pas kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.

Kujtojmë se herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *