“Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep, fjeta në makinë dhe…”/ Luizi i përlot të gjithë, zbulon çfarë i ndodhi pas ndarjes nga ish-partnerja


“Kur u ktheva në Shqipëri njohja një vajzë që krijova lidhje, zgjati 10 vite. Gjatë kësaj kohe shkova në Francë, kam punuar në ambasadën shqiptare, e dija që po lija diçka të madhe që e kisha krijuar po hoqa dorë sepse mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë.

U dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha, ëndrrën time, U ktheva në Shqipëri, fillova punën në profesion si noter në Tiranë. Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund.

E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *