Foto/ Kiara Tito përfundon në gjyq? Çfarë ndodhi me ish-banoren e BBV


Dy ditë më parë moderatorja Kiara Tito lancoi markën e rrobave të banjos “Kiara Tito”. Disa prej ndjekësive e pritën këtë projekt të ri të moderatores me “këmbët e para”, ku e akuzuan se ishte një koleksion komplet i kopjuar.

Disa prej rrobave janë pothuajse identike me ato të markës së njohur të rrobave të banjos “Cotazur”. Të kontaktuar nga “Iconstyle”, brandi ndëkombëtar do të marrë masa ligjore ndaj moderatores shqiptare, Kiara Tito.

Ata kanë pohuar se nuk kanë asnjë bashkëpunim me markën e rrobave “Kiara Tito” dhe se avokatët e tyre do të kujdesen për këtë situatë.

“Marka jonë nuk ka asnjë partneritet me këtë person. Avokatët tanë do të kujdesen për situatën”, kanë thënë ata.

Vazhdo Këtu:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *