Pamje të rënda / Banda Rraja dhunon barbarisht me shkopinj gome e bejsbolli dy vëllezërit Maja për guroren në Krujë


Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy personat që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë.

Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga XhelalRraja dhe Përparim Rraja. Pas konfliktit, dy vëllezërit janë shtruar në spital, ndërsa Rrajat janë në shoqëruar.

Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.

Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *