VIDEO/ Momenti kur policia greke qëllon me armë zjarri shqiptarin në Athinë


Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë momentin e plagosjes nga policia e Athinës të 38-vjeçarit shqiptar.

Sipas mediave greje, rreth orës 11:15 të së martës në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, Elton Zoto tentoi të grabiste një bankë.

Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje duke e rrethuar shqiptarin, i cili sipas pamjeve duket se nuk është dorëzuar.

Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën. Nga pamjet nuk shquhet qartë, megjithatë mediat greke raportojnë se grabitësi tenton ta sulmojë me thikë dhe polici qëllon një herë drejt tij. Pasi është plagosur në bark, Zoto është neutralizuar nga efektivët e tjerë të policisë që po e ndiqnin.

I plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës. Elton Zoto është me origjinë nga Delvina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *