Dalin pamjet e rënda nga përleshja brenda lokalit me 1 viktimë e 17 të plagosur në Kosovë (VIDEO)


KOSOVE- Mbrëmjen e djeshme, Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal ku humbi jetën 1 person dhe u plagosën 17 të tjerë. Kastriot Ramadani vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshje mes dy grupeve.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e momentit të përplasjes me armë zjarri në “Bon Vivant” në Kosovë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti i nisjes së sherrit. Fillimisht përplasja ka nisur duke përdor shishet e qelqit dhe më pas ka shkuar deri në përdorimin e armës.

Përleshja me armë zjarri në qendër të Prishtinës, mbrëmjen e shkuar ka rezultuar fatale për Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ishte nën kujdesin intensiv, kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se gjithçka nisi pas një ftese për t’u bashkuar në një tavolinë mes dy grupeve që ndodheshin në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Hysi Geci, pjesëtar i FSK-së, ndodhej nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofkën “Duka” dhe Kastriot Ramadanit që mbeti i vrarë. Ata kanë ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konflikti të mëparshëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe birre. Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.

Ndërsa Dukagjin Nikollaj ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Ky i fundit, është i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafik narkotikësh, pasi për 5 vite ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York. Ndërsa Andi Pajaziti, ka qenë protagonist në një tjetër përlasje të amatosur të ndodhur në 2019 në lokalin “Duplex”, ku u plagosën 4 persona. Pajaziti në atë kohë nga arratia tha se përplasja nisi pasi nuk ishin lejuar të futeshin në lokal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *