27-vjeçarja sjell në jetë djalin që peshon më shumë se 6 kilogramë


Një vajzë e re në Serbi ka sjellë në jetë një djalë që peshon më shumë se 6 kilogramë.

Lindur në datën 5 gusht, në maternitetin e spitalit në Gornji Milanovac, foshnja ishte i gjatë 68 centimetra.

Suzana Kuçina, 27-vjeçe nga Gornji Milanovac është nëna e foshnjës, teksa specialistët e gjinekologjisë dhe obstetrikës, dr. Dragan Perishiq dhe dr. Vladislav Vasiq, të cilët ndihmuan nënën të lindte thonë se është një nga foshnjat më të mëdha që kanë parë në të gjithë karrierën e tyre mjekësore.

“Gruaja ka lindur me prerje cezariane. Ne e dinim që fëmija ishte i madh, por nuk e prisnim një fëmijë kaq të madh. Më e rëndësishmja është që gjithçka shkoi mirë, dhe që nëna dhe foshnja janë mirë. Sipas kolegëve të mi më të vjetër, në maternitetin tonë ky është foshnja më e madhe e lindur deri më tani. Më herët doktori Milorad Nikoliq asistoi për një foshnjë me peshë rreth gjashtë kilogramë, por ky është ende një rekordmen i vogël për ne, sepse peshon 6.420”, ka thënë doktor Vasiq për GMinfo.

“Nëna ndihet mirë, edhe foshnja. Meqë ra fjala, ky është fëmija i tretë për të. Nëse gjithçka shkon mirë, ajo do të dalë nga spitali për pesë ditë”, thonë nga materniteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *