Burri kapet mat nga gruaja, dashnorja me tanga i arratiset me motor


Tradhtia shkakton reagime të ndryshme tek meshkujt dhe femrat dhe shpeshherë është shoqëruar me një skenë si në filma në një ambient publik, ashtu si së fundmi në Bogota.

Ngjarja në fjalë e cila shihet edhe në video që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale është regjistruar në Kolumbi dhe është shoqëruar me shumë komente.

Në pamje shihet një vajzë që troket në derën e një shtëpie dhe thërret për burrin e saj. Pak çaste më vonë, shfaqet një djalë i veshur me një peshqir rreth belit, që si duket është burri i vajzës.

Vajza kapi burrin e saj me dashnoren dhe skena është shoqëruar me kaos, pasi burri nuk e lë gruan brenda. Ngjarja është parë me kuriozitet nga fqinjët të cilët kanë filmuar edhe skenën.

Në mes të sherrit burrë e grua, një motoçiklist parkon para shtëpisë dhe më pas nga dera e banesës del dashnorja me tanga, hip në motor dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet që vajza me tanga buzëqesh, ndërsa vajza e inatosur tenton ta godasë me diçka, por nuk ia del.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *