FOTOT/ “Nuk kam as bark as s*së”, Ronela Hajati: Nuk jam lopë, urgjent gjeni një kafshë tjetër të më krahasoni


Ronela Hajati njihet si një ndër këngëtaret më të komentuara në median rozë dhe për karaterin dhe lirshmërinë e saj duke i thënë gjërat troç. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja ka bërë edhe një njoftim duke thënë se shpesh ndjekësit e quajnë “lopë”, teksa me ironi shkruan se ajo nuk ka as bark as “sisë”. Artistja iu kërkon ndjekësve ta krahasojnë me një kafshë tjetër, duke propozuar dragoin.

“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar për shembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju” shkruan Ronela në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *