Infermierja që rrahu të moshuarën: AURORA PELAJ MUND TE DËNOHET ME 3 VJET BURGIM


 

“Prokruroia e ka fillu me “sulm”, për personat e ndjeshëm dënimi maksimal është me 3 vjet burgim, por duhet me i këqyr të gjitha rrethanat, por kjo është e drejtë e prokurorisë.

Prokuroria ka me vlerësu pas të gjitha provave”, ka thënë avokati Arianit Koci. Babai i infermieres Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

Ai, falje publike i kërkon edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë prekur rëndë atë dhe familjen.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj.

“E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për lëndimin shpirtëror që ju shkaktoi vajza jonë”.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *