Ish-miss-i refuzon ftesën e ‘Big Brother Vip Kosova’


“Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor. Dhe tashmë po nisin të zbulohen edhe emrat e banorëve.

Burime për “Telegrafin” bënë me dije se banorët e parë do të jenë: Getinjo, Shota Baraliu dhe Art Abazi. Ndërkohë po i njëjti portal ka zbuluar së fundmi se ish-Miss Kosova, Afërdita Paqarada, i ka thënë “jo” ftesës për t’u bërë pjesë e reality show-t.

“Telegrafi” bën me dije se Afërdita ka refuzuar të jetë pjesë, pasi për të në plan të parë janë angazhimet e saj profesionale dhe personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *