Tifozja kroate rrezikon sërish në Katar por justifikohet: Nuk kam çfarë të vesh për t’u mbuluar!


Kroatja Ivana Knoll, e cilësuar si tifozja më seksi e Botërorit 2022, thotë se ndihet rehat me veshjet e saj të guximshme dhe se nuk ka aspak frikë nga arrestimi në Katar pavarësisht rregullave të rrepta në vendin konservator.

Në fillim ajo nuk ishte aspak dakord me kufizimet e kodit të veshjes për shtetin e Gjirit, por tani që prej disa ditësh ka veshur fustane të ndryshme thotë se nuk ka frikë nga ligjet. Modelja kroate thotë se veshjet e saj nuk dëmtojnë askënd.

Miss Croatia condemned for ‘disrespectful’ World Cup outfit wows in plunging new dress – Daily Star Dhe unë mendoj se si veshja ime ose bikini mund të dëmtojnë dikë? Ju lutem ma shpjegoni këtë.

Knoll mori pjesë në ndeshjen e dytë të vendit të saj me Kanadanë me një fustan shumë më të shkurtër kuq e bardhë dhe bëri “selfie” me mbështetësit përpara ndeshjes. Duke folur për mediat ajo tha:

Në fillim mendova se nëse Kupa e Botës do zhvillohet në Katar, me siguri ata do të na lejojnë të bëjmë gjithçka që ne, tifozët të ndihemi sa më rehat. Por pastaj dëgjova për rregullat dhe u trondita.

Kodi i veshjes ndalon të tregoj shpatullat, gjunjët, barkun dhe gjithçka tjetër por unë thashë ‘O Zot, nuk kam as rroba për t’i mbuluar të gjitha këto’. Isha shumë e zemëruar sepse nëse nuk jam muslimane dhe nëse ne në Evropë respektojmë hixhabin, mendoj se ata duhet të respektojnë edhe mënyrën tonë të jetesës, fenë tonë dhe në fund unë të vesh fustane, bikini sepse jam Katolike nga Kroacia që është këtu për shkak të Kupës së Botës. Por kur mbërrita, u habita që ata nuk kishin problem me veshjen time, ata ju lejojnë të vishni gjithçka që dëshironi përveç në ndërtesat qeveritare.

E pyetur nëse e kishte ndjerë ndonjëherë rrezikun e arrestimit për veshjet e saj, Knoll u përgjigj: Unë kurrë nuk kam frikë nga diçka e tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *