Zbulohet vendi se ku po fshehet Sokol Halili,policia bën menjëher bastisje


Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer b astisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, Sokol Halili, i dyshuar për v rasjen e r ëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se b astisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *