Me pri shej shpejt por ai më…! Rudina Dembacaj: Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, mekanikun e gjuaja unë, kurse Marku më


Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, para se të martohej me Mark Frrokun, ka qenë e lidhur me regjizorin Eduart Grishaj dhe më pas me mekanikun Aleksandër Varfaj. Moderatorja flet shpeshherë për ish partnerët e saj, madje bën edhe humor.

Eduart Grishajt sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin. Ndërsa mekaniku është martuar me partneren e re, Marisa, me të cilën ka dy fëmijë. Rudina Dembacaj ka pohuar se gratë e ish burrave të saj e kanë inatë.

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë Dembacaj. Kur ishte e martuar me mekanikun, Rudina ka pohuar se “Im shoq është inxhinier mekanik, ka një servis të vetin. E kam njohur aty se m’u prish makina. Ai në fillim s’ma varte fare, e gjuaja unë. Mua më prishej pak si shpesh, por ai e rregullonte shpejt”.

Më pas Rudina e la mekanikun, pasi u lidh me Mark Frrokun. Ndër të tjera, Rudina ka treguar se Marku i ka propozuar shumë natyrshëm dhe ishte i pari që i shprehu ndjenjat. ‘Ndodhi shumë natyrshëm në fakt! Marku u shpreh i pari’, u përgjigj Dembacaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *