Monika habit te gjithe: Ju se keni kuptuar, por ne Big Brother e kam bere fshehtas me …


Së fundmi Monika Lubonja ishte në “N’Zoom”, ku habiti jo pak me deklaratat e saj. Ajo iu rikthye edhe një herë eksperiencës së saj në “Big Brother Vip”, ku u shpreh se të gjithë aty kanë aktruar për hir të lojës.

“Atje ishte një lojë, ata këtë nuk kuptonin, Monika në fund fare ishte një aktore dhe po luaja një përsonazh timin. Ne ishim të gjithë personazhe aty, secili nga do lunate, të gjithë ishim aktorë”– tha Monika.

Gjithashtu ajo nuk e kurseu një thumbim për Ilirin, duke thënë: “Nuk dua të kem pranë njerëz të ligj, më mirë një njeri naiv.” Monika sqaroi një herë e mirë edhe marrëdhënien me ish-banoren tjetër, Arjola Demirin, me të cilën tha se është takuar dhe nuk ka një krisje

“Unë me Arjolën i kam shumë të mira marrëdhëniet. Ajo më ka përkrakur shumë në “BBV”. Unë e respektoja për atë pjesë. Flas me Arjolën”- u shpreh aktorja.

Një pyetje tjetër që iu drejtua ishte edhe në lidhje me Beatrix Ramosajn dhe historinë e saj shumë të komentuar me Donald Veshajn, megjithatë Monika u treguar më e rezervuar në përgjigjen e saj.

“Gabimi është shumë i bukur të ndodhi. Nesër pasnesër Trixa do jetë dhjetëfish më e fortë, më e përgatitur për djalin që i takon të ketë në krah. Në fund nuk jam as unë as publiku asnjë njeri të gjykojmë një dashuri. Ndodhin të papritura, kështu që nuk mund të jap dot mendim. Ajo çfarë di të them është që kam bindjen që Trixa do gjejë njeriun e duhur”- tha Monika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *