Nora Istrefi vjen me poza joshëse në kostumin elegant, pamje eksluzive


Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi krahas projekteve muzikore është mjaft aktive edhe në rrjete sociale. Nora e cila njihet edhe për fizikun joshëse kujdeset që në secilën paraqitje të shfaqet e kuruar deri në detajin e fundit.

Njëjtë ka ndodhur edhe në fotosesion e radhës që ndau me fansat e saj në Instagram teksa mori vëmendje me elegancën dhe stilin me shije. Këngëtarja pozoi për disa imazhe e veshur me një kostum gri që përbëhen nga korse dhe pantallona të gjerë.

Për të kompletuar pamjen, Istrefi vendosi aksesor ndërsa shihet me makijazh të theksuar. Reagimet e fansave dhe miqve të saj ishin të shumta në hapësirën e komenteve teksa edhe mori mijëra pëlqime në pak minuta.

Ndryshe, kujtojmë që Nora aktualisht po shijon suksesin e këngën “Ciao” që e solli të shoqëruar edhe me videoklip, i cili ka grumbulluar afro pesë milionë klikime në YouTube. Ndërkohë, thuhet se këngëtarja është drejt finalizimit të një projekti të ri që këtë herë do të jetë bashkëpunim. /Telegrafi/ Shiko fotot:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *